Kruma, periferia e Londrës/ Media angleze: Bandat shqiptare, më të rrezikshmet

“Rrethuar nga malet me borë, Kruma është “periferia” më e largët e Londrës”, kështu e quan Daily Mail fshatin në Has. Ku çdo familje ka të paktën një anëtar në Britani. Sipas gazetës britanike, nga 2013-2016, të paktën 834 adoleshentë braktisën shkollën, në përpjekje për të arritur në Britani.

Sabah Lleshi, 16 vjeçari tha se 15 nga shokët e tij janë në Britani dhe ai planifikon të largohet muajin e ardhshëm.

“Ka më shumë shpresë në Angli. Prindërit e mi nuk duan që unë të largohem, por unë jam i vendosur .”

Ndërkohë, Sahit Cahani, 46 vjeç tha për Daily Mail se ai i pagoi trafikantëve 12,000 paund, për të marr djalin në Manchester, ku fiton 30 paund në ditë duke larë makinat.

Flaumr Dauti, drejtor i shkollës Skënderbeu në Krumë, tha se shumë prej të rinjve që kanë ikur në Angli, kur kthehen në vendin  vetë për pushime, kanë makina të shtrenjta. Por, zakonisht këto janë makina që ata i kanë marr me qira, nuk janë të tyre.

Në artikullin kushtuar emigrantëve ilegalë, teksa futen në territorin e Anglisë Daily Mail shkruan se shqiptarët nuk ngurojnë që të publikojnë në rrjetet sociale dhe selfie nga udhëtimet e tyre.

“Duke qeshur, duke mbajtur shishe me pije dhe me flamurin shqiptar, selfiet e të rinjve janë në faqe të cilat mund të arrijnë 60,000 ndjekës. Dje edhe qeveria shqiptare e quajti Britaninë një vend i arritshëm lehtë krahasuar me shtetet e tjera dhe i kërkoi Britanisë të kthejë sa më shpejt emigrantët shqiptarë në atdhe.

Ndërkohë familjet atje hapur e kanë pranuar dërgimin e fëmijëve të tyre në mënyrë ilegale në Britani për të gjetur një jetë më të mirë. Shumë përfundojnë në qendra kujdestarie, sipas një investigimi te Daily Mail. Disa janë të detyruar të punojnë si trafikantë droge për bandat e krimit shqiptar, të cilat policia britanike i përshkroi kohët e fundit si ‘bandat më të pamëshirshme që Britania e Madhe ka parë ndonjëherë’.”

“Të gjithë duan të duken, por realiteti është shumë i vështirë për emigrantët dhe ka shumë rreziqe”,-kështu e mbyll Daily Mail shkrimin./a.f/Dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*