Shehi: Serbia dhe Mali i Zi marrin më shumë fonde nga BE se Shqipëria

Politikani i njohur Dashamir Shehi i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News, thotë se vende të tjera të rajonit marrin më shumë fonde nga Bashkimi Evropian se sa vendi ynë.

Pjesë nga deklaratat: 

Shehi: Serbia, Mali i Zi marrin para më shumë se ne nga BE, sepse kanë një administratë më të mirë se ne. Edhe atje ka korrupsion, por ato i janë përqasur Evropës me një fytyrë të re. Por, kanë kapacitet përthithës më të madh se ne. E gjithë shkalla e investimit te ne është shumë e ulët. Me këtë ritëm duhen shumë vite që ne të themi që jemi pjesë e Brukselit./ I.M-OraNews

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*