Trump merr vendimin e rëndësishëm, njeh Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka firmosur një vendi mjaft të rëndësishëm, atë të njohjes si kryeqytet të Izraelit Jeruzalemin.

Në këtë vendim, i cili rrezikon që të shkaktojë dhunë në Lindjen e Mesme,Trump, ka shpallur se ka urdhëruar zhvillimin e një plani për lëvizjen e ambasadës nga Tel Avivi, në një proces që pritet të zgjasë tri ose katër vjet.
Shumë shtete nuk e njohin sovranitetin e Izraelit ndaj gjithë qytetit të Jerusalemit, ku ndodhen vende që konsiderohen të shenjta nga myslimanët, hebrenjtë dhe të krishterët.
Edhe Turqia është kundër këtij vendimi dhe pritet të ketë reagime të ashpra nga të gjitha palët./ I.M-Dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*