Arena – “Rama-Basha, çfarë ndodhi në Bruksel?”

Takimi i Ramës në Bruksel me zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian, vizita e Bashës në të njëjtat data, si edhe mundësia e një marrëveshje të re, kanë qenë në fokus të diskutimit mbrëmë në Arena Ora News.

Historiani Paskal Milo tha se kjo ishte veç një rastësi.

Sipas pedagogut Arjan Çuri, takimi në Bruksel do të shërbejë si një fabul për qeverinë Rama.

Publicisti Frrok Çupi tha për moderatorin Dritan Hila se Partia Demokratike është duke bërë ç’të jetë e mundur që të jetë pjesë e qeverisjes.

Kurse deputeti Dashamir Shehi në studion e Arena, i drejtoi disa këshilla Bashës, sa i takon marrëveshjeve që bën, referuar asaj të majit.

Edhe pse bisedimet e kreut të qeverisë me BE ishin pozitive, të ftuarit, thanë për moderatorin Dritan Hila se data e hapjes së negociatave është e largët./Dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*