Biznesmeni amerikan: Kam prova tronditëse, kompania e skanimit pagoi ryshfet në Shqipëri

Një përplasje mes kompanisë amerikane që prodhon pajisje skanimi, “OSI Systems”, dhe partnerit të shitjeve, biznesmenit të famshëm amerikan Carson Block, ka nxjerrë në pah një skandal të ndodhur vite më parë në Shqipëri. Bëhet fjalë për kontratën koncesionare për skanimin e mallrave në dogana me kompaninë Rapiscan, të nënshkruar më 10 prill 2013 nga qeveria Berisha dhe që u kundërshtua nga opozita e atëhershme për favorizim i padrejtë.

Është pikërisht kompania Rapiscan që ka si kompani mëmë “OSI Systems” me bazë në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara. Por partneri i “OSI Systems” për shitjet, biznesmeni Carson Block i “Muddy Waters”, ka denoncuar në televizionin “Bloomberg” se ka “fakte tronditëse dhe të pamohueshme që kompania “OSI Systems” (kompania mëmë e Rapiscan), gjatë garës në Shqipëri, pagoi rryshfet për të skualifikuar nga gara gati gjysmën e konkurentëve”.

“Kam prova të pamohueshme që kur kopmania arriti një marrëveshje të madhe disa vite më parë në Shqipëri, me vlerë rreth 150-250 milionë dollarë, ata paguan rryshfet për të skualifikuar nga gara gati gjysmën e koncesionarëve”, – deklaroi biznesmeni amerikan, Carson Block. Ai e quajti “OSI Systems”, “të kalbur”, ndërsa deklarata e tij shkaktoi tërmet për kompaninë që ndjeu rënie me më shumë se 10 përqind në bursë.

Me ardhjen në pushtet të Edi Ramës, qeveria tentoi të anulojë koncesionin me “Rapiscan” për skanimin në dogana. Çështja shkoi në arbitrazhin ndërkombëtar, por qeveria Rama u tërhoq përfundimisht duke arritur një marrëveshje të re për uljen e një pjese të tarifave të skanimit./L.P./Lapsi.al

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*