Enada At’Nikolla: Ju tregoj si vesh Linda Ramën dhe Ajola Xoxën!

Stilistja e mirënjohur Enada At’Nikolla prej vitesh është në treg si një nga më të preferuatat.

Me stil të veçantë dhe karakter karizmatik, Enada përveç këngëtarëve të njohur, vesh edhe politikane në atelienë e saj.

E ftuar në emisionin “Wake Up” Enada tregoi disa prej grave të politikës që ajo vesh prej vitesh në atelienë e saj. Sipas saj, ato janë shumë më të thjeshta dhe aspak të vështira për t’u përshtatur në stil. Ndër klientet e saj të hershëm, stilistja e njohur përmendi kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi dhe bashkëshorten e vajzën e ish- kryeministrit Sali Berisha, Liri dhe Argita Berisha. Gjithashtu, Enada tregoi se vesh edhe bashkëshorten e kryeministrit, Linda Ramën dhe Ajola Xoxen, bashkëshorten e kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj.

“Monika Kryemadhin, Liri Berishën dhe Argita Berishën i vesh prej vitesh, së fundmi edhe Linda Rama, herë pas here dhe Ajola Xoxen”- u shpreh Enada.

Enada është shumë diskrete sa i përket punës së saj dhe nuk ka dëshirë të tregojë emrat e personazheve që vesh, por kësaj radhe bëri përjashtim, e ngacmuar nga gazetarët në studio.

“Respektoj privatesinë e klientëve. Kur i thonë ato për veshjet, atëherë në rregull, por unë e kam vendosur që në fillim që të mos i them” – theksoi ajo.

E pyetur se si ia del përballë emrave të mëdhenj të modës, Enada përgjigjet: “Kam ruajtur stilin tim dhe kjo më ka bërë të preferuarën e tyre prej vitesh”.

Sepse Enada e bën këtë punë me pasion dhe kjo është arsyeja që ajo zgjodhi të qëndrojë në atelie dhe jo në industrinë e modës./d.r-dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*