Prezantueset e ‘Këngës Magjike’ thyejnë rendin, ja çfarë kanë bërë ato!

Mbrëmë është mbajtur nata e parë gjysmëfinale e edicionit të 19-të të festivalit “Kënga Magjike”.

Kjo natë nisi nën drejtimin e bukurosheve të televizionit Klan, Arjola Shehu dhe Nevina Shtylla, krahas producentit të festivalit “Kënga Magjike”.

Në përgjithësi jemi mësuar të shohim prezantuese me fustane, provokuese, mes transparencave dhe dekolteve. Por bukuroshet pranë Ardit Gjebresë dukeshin po aq të mrekullueshme të veshura me kostum, pantallona dhe xhaketë, serioze dhe elegante.

Mesazhi që ato transmetuan ishte i qartë. Femrat duken bukur edhe kur vishen thjeshtë dhe elegante si meshkujt./d.r-dritare.net.

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*