Skenarët për kryeprokurorin e ri/ Kush do ta zëvendësojë Adriatik Llallën

kryeprokurorit Adriatik Llalla i mbaron mandati ditën e sotme. Komisioni i Ligjeve pritet të nisë punën për ta zëvendësuar. Debati i ditëve të fundit ka nxjerr shumë skenar të tjerë për përfundimin e këtij mandati, ndërsa Top Channel ka nxjerrë disa skenarë të tjerë.

Skenari i parë është ai që parashikon ligji suprem, Kushtetuta: Zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm bëhet me 84 vota mes tre kandidatëve të propozuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Memoja ndalet te momenti i dytë, kur Prokurorit të Përgjithshëm i skadon mandati dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk është krijuar ende. Ndërsa, kriteret kanë të bëjnë me vitet e punës, titujt shkencorë, etj. Por kriteri thelbësor është ai i Vettingut. Procesin e Vettingut, sot që flasim, nuk e ka kaluar askush, ndonëse po skanohen të gjithë.

Lidhur me emrat që mund ta zëvendësojnë Llallën, janë disa të tillë. Prokurorët me më shumë eksperiencë janë Thoma Jano dhe Adnan Kosova, të dy prokurorë në organin qendror të akuzës. Por asnjëri prej tyre nuk ka gradë shkencore.

Titull shkencor ka Henrik Ligori, prokuror te Krimet e Rënda, bashkëshort i ish-deputetes socialiste Shegushe Ligori. Po kështu, kemi prokurorë me titull shkencor të dalë nga shkolla e magjistraturës. Dritan Rreshka, te Task Forca e Tiranes, apo Olsi Çela, te Krimet e Rënda. Gjithsesi pritet se çfarë do të ndodhë ditën e sotme./L.P./Dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*