Vajzat që treguan ngacmimet seksuale, zgjidhen “Njeriu i Vitit” të revistës Time

Fytyrat e pesë femrave, përfshirë edhe të personazheve të famshëm si Taylor Swift dhe Ashley Judd, shfaqen në kopertinën e revistës TIME për vitin 2017 në kategorinë “Njeriu i Vitit”, të cilat përfaqësojnë mijëra femra të tjera nga e gjitha bota që thyen heshtjen, duke denoncuar përvojat e tyre të ngacmimit seksual.

Por në këndin e djathtë, poshtë kopertinës, shfaqet një krah, që është prerë qëllimisht. Ky krah i përket një punonjëseje të një spitali në Teksas, e cila ka vendosur të mbetet anonime pasi ka frikë se zbulimi i identitetit të saj, do të ndikojë negativisht në familjen e saj.

Ajo ka mbetur jashtë kopertinës, si me fytyrë ashtu edhe me emër, por pamja e saj është një akt solidariteti dhe përfaqëson të gjithë ata që ende nuk janë në gjendje të tregojnë historitë e tyre publikisht.

Punonjësja, e cili ka denoncuar ngacmimin seksual në mënyrë anonime, tha për TIME se kujton çdo detaj që i ka ndodhur dhe nuk ndalon së pyeturi nëse mund ta kishte parandaluar, atë që i kishte ndodhur. Ajo tha: “Gjithçka më vinte në mendje pas ngacmimit ishte, ‘Çfarë ndodhi? Pse nuk reagova? Mos bëra apo thashë diçka, apo isha veshur në mënyrë të tilla sa për t’i lënë personit të kuptonte se isha dakord të më bënte atë çfarë më bëri?’”.

Së bashku me Swift, Judd dhe gruan anonime janë edhe një ish-inxhiniere e Uber, Susan Fowler, lobistja Adama Iëu dhe Isabel Pascual, e cila është një emigrante nga Meksika, ndryshoi emrin për të mbrojtur identitetin e saj.

Çdo vit, që nga viti 1927, revista TIME përzgjedh “Njeriun e Vitit”, duke i dhënë rëndësinë e merituar personit ose grupit të njerëzve, që më së shumti kanë ndikuar gjatë vitit të kaluar, për mirë ose për keq. Një simbolikë më të bukur se këto gra, nuk ka./d.r-dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*