Vendimi i Trump për njohjen e Jeruzalemit/ OKB, BE, dhe Franca kundër tij

Vendimi i Presidentit të SHBA Donald Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet i Izraelit ka shkaktuar shumë reagime të në gjithë botën.
Mjaft shtete, dhe Organizata Ndërkombëtare janë shprehur kundër vendimit të Trump.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se kjo ishte një ditë historike dhe se Izraeli i ishte shumë mirënjohës presidentit Trump.


Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres tha se ky ishte një moment ankthi.
Emanuel Macron, tha se Franca nuk e mbështeste lëvizjen dhe apeloi për qetës.
Grupi palestinez Hamas, tha se vendimi i Trump do të hapte dyert e ferrit për interesat amerikane në rajon.
Edhe Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini shprehu në emër të Bashkimit Evropian shqetësimin serioz pas vendimit të presidentit amerikan.
“Bashkimi Evropian shpreh shqetësimin e thellë përsa i përket njoftimit të bërë sot nga presidenti amerikan, Donald Trump mbi Jeruzalemin dhe pasojat që mund të ketë ky vendim në perspektivën për paqe”, th Mogherini.
Edhe Turqia e ka kundërshtuar ashpër këtë vendim./ I.M-Dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*