Ja si do të jetë moti nesër!

Vendi ynë është përfshirë nga reshjet e shiut në pjesën më të madhe të vendit ditën e sotme.
Instituti i Gjeoshkencave njofton se sipas parashikimeve nesër pritet që të ketë reshje kryesisht paradite, me një intensitet i cili do të ulet ndjeshëm në të gjithë vendin (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Priten reshje dëbore në zonat malore.
TEMPERATURAT
Nesër (e diel, dt.10) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 6 °C / 10 °C në vendet e ulëta: 5 °C / 9 °C në vendet malore: -3 °C / 5 °C.
ERA
Sot pasdite (e shtunë, dt.09) do të fryjë mesatare, ndërsa nesër (e diel, dt.10) do të dobësohet dhe do të fryjë e lehtë./ I.M-Dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*