Kënga Magjike/ Ja ndarja e ҫmimeve!

Është duke u mbajtur mbrëmjen e sotme nata finale e Kënga Magjike dhe ndarja e ҫmimeve në këtë natë.
Mentor Haziri është shpallur si fitues i çmimit ‘Zëri më i mirë mashkull’ .
Çmimin për ‘Best dance’ e mori Alar Band.
Këngëtarja Anxhela Peristeri është shpallur si ‘Zëri më i mirë femër’.
Këtë vit çmimin e internetit e mori këngëtari Valon Shehu.

Çmimin ‘Tv Klan’ në natën finale të Këngës magjike e mori këngëtarja Xhesika Polo.
Ҫmimi ‘Kënga Stil’, u fitua nga Lind Islami.
Ndërkohë që çmimin ‘Metropol’ e fitoi këngëtari Aurel Thellimi.

Këngëtari Stresi është nderuar me çmimin, këngëtari më i mirë në Web .
Ҫmimin ‘Best Duet’ e kanë fituar dy vëllezërit korçarë, Endri dhe Stefi Prifti.

Çmimi ‘Neë artist’ i është dhënë këngëtarit Xhon Shahu.
NRG Band janë shpallur fituesit e çmimit ‘Best Group’.
Ҫmimin “Best Hit’ e mori, Fifi.

Ҫmimin ‘Çesk Zadeja’ e fitoi Blerina Braka.

Çmimin ‘Interpretimi më i mirë’  e fitoi, Kastro Ziso dhe Rea Nuhu.
Çmimin ‘Best Balade’  e ka marrë Samanta Karavello.

‘Çmimi i Kritikës’  e ka fituar këngëtarja Elhaida Dani./ I.M-Dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*