Ndahet nga jeta aktori shqiptar, mesazhi i trishtë i gruas së tij

Aktori i njohur në Kosovë, Blerim Peci, ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të shtune. Sipas burimeve nga Indeksonline, 44 vjeçari vuante nga mëlçia. Blerim Peci ka qenë i martuar me Afërdita Sopjanin, me të cilën ka dy fëmijë.
Afërdita ka reaguar në rrjetet sociale, ku ka shprehur dhimbjen e saj të madhe për ndarjen nga jeta të bashkëshortit.

“Të Allahut jemi dhe te ai do të kthehemi! Edhe pse….e rëndë, s’mundem me përshkru….por, kjo eshte jeta! Gjithmonë në zemrat tona! E di që do na ruash nga lart! Varrimi i Blerim Pecit bëhet sot me Aksham në varrezat e Shipolit në Mitrovicë!”, shkruan Afërdita.
Për ndarjen nga jeta të aktorit, kanë shprehur ngushëllime krerët më të lartë të politikës, si dhe miq, familjarë e të njohur të Pecit./L.P./Dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*