Poezia për incestin, reagon i shqetësuar tenori i njohur: Janë si shenjat e shembjes së botës

Tenori i njohur Agim Hushi edhe pse u largua përfundidmisht nga Shqipëria, vazhdon të ndjekë dhe të interesohet për atë që ndodh në vendin e tij. Ai ka reaguar për poezinë e Rita Petros, që fliste për incestin motër- vëlla. Në një postim në Facebook, ai shkruan se pavarësisht kush i ka shkruar, ato vargje janë shenjat e shëmbjes së botës për të cilat flasin librat e shenjtë.

“Nuk e di cfare cmimi do ti japi ministrja e Kultures, apo vete Kryeministri yne kesaj poezie!Ska rendesi emri i autorit te saje per mua! Mund te them vetem se keto vargje jane si ato shenjat e shembjes se botes per te cilat flasin te gjithe librat e shenjte! Sa poshte paskemi rene si qyteterim! Sa te varfer ne shpirt, ndjenja, arritje, sa shoqeri te deshperuar, qe perfaqesokemi! As kanibalet qe ne primitivitetin e tyre kane ngrene mishin e njeri tjetrit skane provuar ndjesi te tilla biopatologjike! Mos thoni se po ju tradhetoj miqt e mi, nese ju them se me dhemb gjuha ime qe po perdoret kaq keq dhe me duhet ta flas dhe une! Ne shenje zie per keto germa te vrara te shqipes do hesht dhe sdo te shkruaj nje dite!”, shkruan Hushi në Facebook, duke e pasuar me poezinë e Rita Petros./L.P./Dritare.net

1 Comment

  1. Respekteper zerin tuaj dhe kontributin tuaj te madhe ne skenat boterore, ku dashje apo pa dashje, permendemi edhe ne shqipot e tjere…..sa per kritiken apo anatemimin qe ju i beni asaj poezie……po te them nje gje qe ti besoi se nuk e di ose ben sikur nuk e di…..ne Kavaje dhe rrethinat e saj eshte i perhapur homosksualiteti, lezbizmi por ne te njejtin nivel eshte edhe incesti….kjo gjendje eshte ne te gjitha trojet shqiptare por ne dime se me shume eshte e perhapur ne Kavaje dhe Elbasan…..pamvaresishte se ne kosove, meqedoni, apo mal te zi, ku jetojne shqipot, behet nami ne te dyja keto perversitete……

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*