Presidenti i PPE: Shqipëria mund të hyjë në BE vetëm kur të ketë zbatim të ligjit, droga dhe krimi problem

Presidenti i Partive Popullore Evropiane Joseph Daul përmes dy postimeve në Twitter ka reaguar lidhur me situatën në vendin tonë.
Sipas Daul droga dhe krimi në Shqipëri janë një problem, dhe se vendi ynë mund të aspirojë për në BE vetëm kur të ketë zbatim të ligjit.

“Krimi dhe droga në Shqipëri janë një problem i madh që pengon rrugën e Evropës. Përpjekje reale duhet të bëhen për të luftuar këto krime me transparencë të plotë”, ka qenë ky postimi i parë i Joseph.

Po më pas ai ka bërë sërish një postim ka shkruar: Aspiratat për Bashkimin Evropian të Shqipërisë do të jenë vetëm kur të ketë sundim të ligjit, të zbatohet pavarësia e drejtësisë dhe lufta kundër korrupsionit./ I.M-Dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*