Berisha bën akuzën e rëndë: Donald Lu është akuzuar për korrupsion

Deputeti i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ftuar në “ Abc news” ka komentuar deklaratat e ambasadorit Lu në lidhje me zgjedhjen e kryeprokurorit të ri.
Berisha është shprehur se Donald Lu është akuzuar nga Adriatik Llalla për korrupsion, dhe heshtja e Lu sipas tij, do të thotë që ka diҫka.

“Llalla  e ka akuzur LU-në për korrupsion. LU-ja duhet t’i përgjigjej për këto akuza. E ka akuzuar se më ka ardhur në zyrë dhe më ka kërkuar të ndërpresë hetimet për X cështje. Unë kam prit që zoti Lu t’i përgjigjet. Gjëja më e rëndë që ka ndodhur në 27 vite janë akuzat e kryeprokurorit për një ambasador. Derisa ambasadori nuk ka reaguar do të thotë që ka diçka”, -deklaroi Berisha./ I.M-Dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*