Gazetari: Ja ҫfarë sekuestroi Prokuroria në shtëpinë e Tahirit, pritet të dalin emra të tjerë!

I ftuar në “Opinion” gazetari Artan Hoxha ka folur në lidhje me vendimin e Gjykatës për Krimet e Rënda për sekuestrimin e pasaportës së ish-ministrit Saimir Tahiri.

“Vendimi është marrë ditën e shtunë për heqjen e dokumentave të identifikimit. Sot ai ka shkuar tek Krimet e Rënda bashkë me avokatin e tij kanë dorëzuar sot mjetet e identifikimit për të mos lëvizur as në vendet Kosovë e Maqedoni.

Ajo që më bëri përshtypje është se Gjykata ka pranuar pjesërisht dosjen e Prokurorisë.

Sipas Gjykatës Saimir Tahiri është larguar nga territori i Shqipërisë, ky është fakti që ka nxitur gjykatën e ndërsa asnjë provë e re nuk ka dalë asnjë provë e re.

E vetmja gjë shtesë ishte  shifra që flitej për dy byzylykët e folur në përgjime , që herë thuhet 2000 mijë euro, herë 4 000 dhe herë 9 0000. Kurse ditwn kur  prokurorwt vbwnw kontrollin nw banesw përveç byzylykut të djalit të vogël dhe varëses, kanw sekuestruar një palë vëthë dhe një byzylyk tjetër” tha  Hoxha.

Gjithashtu për publikimin e dosjeve të reja apo informacioneve dhe provave të reja Hoxha tha se : nesër pritet të dalin emra të tjerë”,-ka thënë Hoxha./ I.M-Dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*