Ministri italian: 12 të dënuar në Itali nuk arrestohen në Shqipëri

Në një intervistë për “Report Tv”  për gazetarin Carlo Bollino Ministri i Drejtësisë i Italisë Andrea Orlando ka deklaruar se ka kërkuar nga Tirana zyrtare, të zbatojë vendimet në mungesë të dhëna nga drejtësia italiane.
Ministri ka deklaruar se bëhet fjalë për 12 raste specifike që ka folur ai, që kanë lidhje me të dënuarit në mungesë në Itali por që ndodhen në Shqipëri për të cilët shteti italian kërkon ekzektuimin e vendimit të saj ndërkohë që ata nuk janë arrestuar.
“Vendimeve që janë marrë në vendin tonë në mungesë për shtetasit shqiptarë kodi jonë e lejon por ai shqiptarë jo. Por per ne vendimet ne mungesë duhet të ekzekutohen nga pala shqiptare. Është një element që duhet të sqarohet dhe per keto kemi ardhur sot”,-deklaroi ministri italian./ I.M-Dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*