Ngjela: Kryeprokurori i ri do të zgjidhet nga ndërkombëtarët

I ftuar në “Studio e Hapur” avokati Spartak Ngjela ka komentuar edhe zgjedhjen e kryeprokurorit të ri.
Sipas Ngjelës, kryeprokurori i ri do të zgjidhet nga ndërkombëtarët dhe do të largojë të gjithë prokurorët e tjerë të emëruar nga Llalla që sipas Ngjelës janë të Saliut.
“Mos ka ndodnjë gjë që shqetëson palët? Ky i riu. Çfarë ka në dorë ky, emërime… Prokurori i Krimeve të Rënda, ikën. Janë të gjithë të Saliut, janë emëruar nga ky të gjithë.
Ka filluar hetimi, ai që do zgjidhet aty do ta zgjedhin ndërkombëtarët. Kanë dalë çështjet e arresteve në prokurori. I ka çuar FBI-ja. Është hetim shumë serioz, është në favor të Shqipërisë. Nuk do shpëtojnë dot asnjë gjë, kush ka futur duart do ikin të gjithë’, u shpreh Ngjela./ I.M-Dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*