Prezantuesin më të vogël të TCH, nuk e mbajnë nervat

Moderatori i Top Channel, Kelvi Kadilli, ka publikuar në rrjete sociale një foto, e cila është komentuar nga moderatorja e njohur Gerta Heta.

Ajo i ka shkruar moderatorit se kishte takuar motrën e tij dhe se ishte yll. Por e papritur ka qenë përgjigjia e Kelvit ndaj saj, ku thoshte: “Yll është. Më ta që e kishe takuar dhe i kishe thënë që kam humbur shumë pikë, që kur kam filluar punë në Top.

Në fakt kujtoj momentet, kur më thoje se sa shumë dëshiroje të riktheheshe në Top dhe më kërkoje numra telefoni. Të paktën unë bëra realitet ëndrrën time dhe më beso s’kam humbur, mjafton një search në Google. Të uroj më të mirat në jetë, Geta e Topit”, – ka përfunduar plot ironi ai përgjigjen per Gertën.

Megjithatë duket se disa minuta më vonë Kelvi është penduar për këtë shpërthim ndaj Gertës, duke hequr të gjitha komentet madje edhe të Gertës, Nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes tyre në komunikimin privat, që mund të kenë pasur./ I.M/ Blitz.al

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*