Thellohet skandali i LSI në rrugën Elbasan-Tiranë, u dhanë fonde për punime të paguara

Thellohet edhe më tej skandali i Lëvizjes Socialiste për Integrim në menaxhimin e rrugëve në mandatin e kaluar. Televizioni Klan ka vijuar zbardhjen e detajeve konfidenciale të shkëputura nga auditimi që Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë po i bën projektit të rrugës Elbasan-Tiranë, i njohur për zvarritjet e shumta dhe koston e shumëfishuar financiare.

Nga auditimi mësohet se janë konstatuar nënshkrime amendamente kontrate nga Autoriteti Rrugor Shqiptar në kohën kur drejtohej nga LSI, pa burime financimi në shumën 16,117,926.59 USD. Një tjetër shkelje janë nënshkrimi i amendamenteve të kontratës me vlerë më të madhe se vlera e diskutuar dhe miratuar në parim për ndryshime të projektit nga Këshilli Teknik, në shumën 632,839.92 USD.

Gjithashtu, TV Klan ka mësuar nga të dhënat paraprake të auditimit se janë kryer pagesa punimesh të pa miratuara dhe të pa kontraktuara në shumën 9,396,953.09 USD ashtu sikurse janë nënshkruar amendamente kontrate për punime të kryera dhe të paguara më parë.

Auditi i Ministrisë ka konstatuar edhe efektin financiar me dëm në shumën 16,464,933.41 USD, si pasojë e kontraktimit të punimeve të kryera e likujduara më parë, e aplikimit të çmimeve të reja, volumeve të reja dhe dublimeve të ndryshme./I.M/ Lexo.al

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*