Dalja e parë me princin/ Meghan Markle dhe misteri i tre unazave në gishta

Princi Harry dhe Meghan Markle janë fotografuar në Brixton në daljen e tyre të parë në publik.
Ajo që ra në sy, ishte mbajtja nga Meghan Markle e 3 unazave në gishta, që sipas ekspertëve vendosja e unazave në ato gishta tregon ‘kokëfortësi ose nevojë për të pasur kontroll të jetës publike’.


E qeshur, me flokë të mbledhur, me një pallto gri  dhe me tre unaza në gisht, Markle doli së bashku me Harryn ku jashtë e prisnin një turmë me njerëz.
Kështu unazat e vendosur në gishta nënkuptojnë motivim, kontroll, agresivitet.
Ish artistja që në 19 maj do të bëhet nusja e Harry, mësohet se nuk do të përdorë më rrjetet sociale, Instagram, Facebook dhe Twiter.


Markle kishte në dhjetor të 2017 pothuajse dy milion ndjekës në Instagram, 350 mijë në Twitter dhe 800 mijë ‘like’ në facebook./ I.M-Dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*