Deneuve: Mos i ndëshkoni burrat, le të na ngacmojnë!

Aktorja franceze, Catherine Deneuve thotë se burrat duhet të jenë të lirë që të joshin gratë. Aktorja e nominuar për çmimin Oscar, ka folur hapur kundër fushatave në mediat sociale që sulmojnë dhe turpërojnë burrat e akuzuar për ngacmim të grave. 74-vjeçarja, Deneuve është një prej 100 femrave të njohura në Francë që shkruajnë një letër të hapur, pas skandaleve të fundit të ngacmimeve seksuale.

Letra shpreh keqardhjen për valën e denoncimeve që pasoi pretenedimet, se producenti amerikan Harvey Weinstein ka përdhunuar apo ngacmuar seksualisht dhjetëra femra. Letra e shkrimtareve, aktoreve dhe akademikeve franceze u publikua në gazetën Le Monde.

“Burrat janë ndëshkuar sa hap e mbyll sytë, janë shkarkuar nga puna vetëm se i prekën gjurin dikujt apo u përpoqën të vjedhin një puthje. Përdhunimi është krim, por nuk është krim të përpiqesh të joshësh dikë, qoftë me këmbëngulje apo edhe pa e ditur si bëhet”, shkruhet në letër.

Autoret e letrës thonë se në botë ka ardhur puritanizmi i ri dhe se ndërsa është e ligjshme dhe e domosdoshme të flitet kundër abuzimit të pushtetit nga disa burra, denoncimet e pandalshme kanë dalë jashtë kontrolli. Sipas letrës, kjo po krijon një atmosferë publike në të cilën gratë shihen si të pafuqishme dhe si viktima të përhershme./L.P./Dritare.net

 

 

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*