Foto/ Moderatori shqiptar zbulon mënyrën se si doli nga depresioni

I ftuar në “Pasdite në Top Channel”, Bledi Strakosha rrëfeu se ka pasur të paktën një periudhë në jetë që ai, me shaka (ose jo) e quan “shpirt artisti”, por në të vërtetë ishte një gjendje e pastabilizuar emocionale, pas së cilës, për fat të mirë, ai zbuloi dashurinë e madhe për kafshët:
“Kam pasur një periudhë që mua më pëlqente ta quaja ‘shpirt artistik’, por në të vërtetë ishte një kohë kur kisha më pak stabilitet emocional. Qeni i parë që kam marrë u bë pjesë e jetës sime pikërisht për këtë shkak, për të më nxjerrë nga kjo gjendje”, – rrëfen Bledi.

Vendimi erdhi menjëherë pas një takimi me një psikolog në atë kohë, i cili, siç tregon Bledi, i pati këshilluar që për ta kaluar këtë gjendje dhe për të rifituar stabilitetin emocional, të merrte një kafshë në shtëpi. Willy u bë pjesë e jetës së Bledit dhe ishte një kurë e jashtëzakonshme./L.P./Dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*