Krasniqi: Beteja kryesore e Xhafajt me Tahirin

Analisti Afrim Krasniqi thotë se është e pakuptimtë që në vitin e 5-të të qeverisjes së bësh Vetting në polici. Në studion e “Arena” në Ora News, Krasniqi tha se dikush duhet të mbajë përgjegjësi.

Pjesë nga deklaratat: 

Krasniqi: Mendoj që zt.Xhafa është ministri më i mirë i Brendshëm që mund të ofronte PS-ja. Beteja e tij kryesore është me Saimir Tahirin dhe strukturat militante të PS-së. Edhe të thuash se do të harxhoj 1 vit për të bërë Vettingun në polici. Kush i emëroi këta? Kush u dërgua para drejtësisë nga policët e larguar? Si mund të harxhosh një vit në vitin e 5-të të qeverisjes, dikush duhet të mbajë përgjegjësi dhe nuk mban askush. Nëse u thua kriminelëve që për një vit do të bëjë vettingun është të lësh fushë të lirë.

Hila: Ju mendoni se Xhafaj duhet ta çojë për ndjekje penale Saimir Tahirin?

Krasniqi: Çdo njeri që ka pasur dijeni se Afrimi është i korruptuar  dhe e ka emëruar, ai njeri duhet të shkojë në burg bashkë me afrimin. Nuk ka kuptim të shkosh në shtëpi dhe të gëzosh ata para./ I.M-OraNews

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*