Krasniqi: Prokuroria e Përgjithshme do të lihet e vetme nga aktorët politikë

Analisti Afrim Krasniqi thotë se politika nuk është e interesuar për të kryer reformën në drejtësi. Ai tha në “Arena” në Ora News, Prokuroria e Përgjithshme do të lihet vetëm nga aktorët politikë.

Krasniqi: Prokuroria e Përgjithshme do të lihet vetëm nga aktorët politikë, dhe e majta e mbron pa e njohur, ndoshta për inat të djathtës. Politika ka për detyrë të jetësojë vettingun

Apeli nuk ka zyra dhe ne po presim çfarë mrekullie do të bëjnë ata. E gjithë struktura e vettingut do të ketë sukses nëse strukturat e shtetit janë korrekte. Nëse Prokuroria i ka bërë dosjet e sakta për prokurorët, nëse KLD i ka bërë të sakta për gjyqtarët, nëse inspektorati i deklarimit të pasurisë. Dhe në dijeninë time gjysma e këtyre nuk kanë pranuar të dorëzojnë informacione. Pasi ata janë njerëz të emëruar politikisht./ I.M-OraNews

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*