Majlinda Bregu rrëfen marrëdhënien me vajzën dhe përplasjen për një foto në instagram

Ish-deputetja demokrate Majlinda Bregu e ftuar në “News 24” ka folur për marrëdhënien e saj me vajzën Kejdën.
Bregu ka folur edhe për shkrimet e shpeshta në media në lidhje me fotot që poston vajza e saj, si dhe ka rrëfyer një përplasje që ka pasur me të për një foto në instagram.
“Një ditë ma mbylli gojën. Kishte publikuar një foto duke ecur rrugës dhe portalet shkruanin se bën shoping. Unë që flas me të dhe i them nuk gjeje dot një vend tjetër për të kaluar? Po aty e kapa që thashë një budallallëk. Ndërsa ajo më tha pse kërkon të më kushtëzosh lirinë. Aty i thashë vetes qetësohu. Por më shqetësojnë lajmet e portaleve”, u shpreh Bregu./ I.M-Dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*