Oprah: Të themi të vërtetën, e vetmja armë që kemi!

Nga Oprah Winfrey*

“Në vitin 1964 isha një vajzë e vogël ulur në katin përdhesë të shtëpisë së nënës në Milwaukee duke parë Anne Bancroft e cila prezantonte Oskarin për aktorin më të mirë në vitin e 36-të të Academy Awards. Hapi zarfin dhe tha pesë fjalë që bënë histori: “Fituesi është Sidney Poitier”. Në skenë u ngjit njeriu më elegant që kam parë ndonjëherë, kravata e tij ishte e bardhë, lëkura me ngjyrë dhe ai u duartrokit. Kurrë nuk kisha parë që të festohej për një njeri me ngjyrë. Jam përpjekur shpesh herë të shpjegoj se çfarë nënkuptonte ai çast për një vajzë të vogël, një fëmijë që shikon nga ulëset e lira, ndërkohë që nëna kockë e lëkurë nga lodhja e pastrimit të shtëpive të njerëzve të tjerë, shfaqej në derë. Por e gjitha çfarë bëj është citimi i asaj që Sidney thotë në “Lilies of the Field”, “Amin, amin, amin, amin”.

Në vitin 1982, Sidney mori çmimin Cecil B. DeMille këtu në skenën e Golden Globes dhe në mendjen time vazhdon qëndron imazhi i disa vajzave të vogla që shikojnë ndërsa unë bëhem gruaja e parë me ngjyrë që i jepet i njëjti çmim. Është një nder: është një nder dhe privilegj të ndaj mbrëmjen me të gjithë ato dhe gjithashtu me burrat e gratë e mrekullueshëm që më kanë frymëzuar, të cilët më kanë sfiduar, mbështetur dhe e mundësuan udhëtimin tim gjer në këtë fazë. Dennis Swanson i cili më dha shansin për A.M. Chicago, ndërkohë që më shihte në shfaqje i thoshte Steven Spielberg, ajo është Sophia në ‘The Purple Color’. Gayle e cila ka qenë mikja ime dhe Stedman, i cili ka qenë shkëmbi im.

Dua të falënderoj Shoqatën e Gazetarëve të Jashtëm të Hollywood-it. Ne e dimë se shtypi është nën vëzhgim këto kohë. Ne gjithashtu e dimë se është përkushtimi i palodhur për të zbuluar të vërtetën absolute që nuk na lejon të bëjmë një sy qorr ndaj korrupsionit dhe padrejtësisë. Gjithashtu, për tiranët dhe viktimat, dhe sekretet e gënjeshtrat. Dua të them se e vlerësoj shtypjen më shumë se kurrë më parë ndërsa përpiqemi të lundrojmë në këto kohë të ndërlikuara, gjë që më sjell në përfundimin se: ajo që unë di me siguri është që të thuash të vërtetën është mjeti më i fuqishëm që kemi të gjithë ne. Dhe unë jam veçanërisht krenare dhe e frymëzuar nga të gjitha gratë që janë ndier mjaft të forta dhe të fuqishme për të folur dhe për të ndarë historitë e tyre personale. Secili prej nesh në këtë dhomë festohet për shkak të tregimeve që mbartim dhe këtë vit u bëmë pjesë e historisë.” informon Dritare.net.

“Por nuk është vetëm një histori që prek industrinë e argëtimit. Është histori që tejkalon çdo kulturë, gjeografi, racë, religjion, politikë apo vend pune. Kështu që sonte dua të shpreh mirënjohje për të gjitha gratë që kanë duruar vite abuzimi dhe sulmi sepse ato, si nëna ime, kishin fëmijë për të ushqyer dhe fatura për të paguar dhe ëndrra për të ndjekur. Janë gra, emrat e të cilave, kurrë nuk do të njihen. Ato janë shtëpiake dhe punëtore fermash. Ato punojnë në fabrika e në restorante, ato janë në akademi, inxhinieri, mjekësi dhe shkencë. Ato janë pjesë e botës së teknologjisë, politikës dhe biznesit. Ato janë atletet tona në Olimpiadë dhe ato janë ushtaraket tona në ushtri.” informon Dritare.net

“Është dhe dikush tjetër, Recy Taylor, një emër që unë e njoh dhe mendoj se duhet ta njihni dhe ju gjithashtu. Në vitin 1944, Recy Taylor ishte një grua dhe nënë e re që po kthehej në shtëpi pas një dëgjese që kishte ndjekur në kishë në Abbeville, Alabama, kur u rrëmbye nga gjashtë burra të bardhë të armatosur, u përdhunua dhe u hodh në anë të rrugës. Ata e kërcënuan se do ta vrisnin në qoftë se do t’i tregonte dikujt, por historia e saj u raportua në NAACP ku një punonjëse e re me emrin Rosa Parks u bë hetuesja kryesore e rastit të saj dhe së bashku kërkuan drejtësi. Por drejtësia nuk ishte një opsion në epokën e Jim Crow. Burrat që u përpoqën ta shkatërronin, kurrë nuk u dënuan. Recy Taylor vdiq dhjetë ditë më parë, në ditëlindjen e 98-të të saj. Ajo jetoi si ne të gjithë kemi jetuar, shumë vite në një kulturë të dominuar nga burra të fuqishëm e brutalë. Për një kohë të gjatë, gratë nuk janë dëgjuar, apo besuar nëse guxonin të flisnin të vërtetën. Por koha e tyre ka përfunduar. Koha e tyre ka përfunduar.

Koha e tyre ka përfunduar. Dhe vetëm shpresoj, unë shpresoj që Recy Taylor vdiq duke e ditur se e vërteta e saj, si e vërteta e shumë grave të tjera që u torturuan në ato vite, vazhdon të marshojë. E vërteta ishte diku në zemrën e Rosa Parks, pothuajse 11 vjet më vonë, që nga koha kur ajo mori vendimin për të qëndruar në atë autobus në Montgomery dhe është këtu me çdo grua që zgjedh të thotë “Edhe unë”. Dhe çdo Burrë, çdo burrë që zgjedh të dëgjojë.

Përgjatë karrierës sime, ajo që jam përpjekur gjithnjë të bëj, qoftë nëpërmjet televizionit, apo filmit, ka qenë të tregoj diçka rreth asaj se si burrat dhe gratë sillen me të vërtetë. Të themi se si e përjetojmë turpin, si duam dhe si zemërohemi, si dështojmë, si tërhiqemi, si ngulmojmë dhe si i kalojmë gjërat. Unë kam intervistuar dhe portretizuar njerëz që kanë përballuar disa prej gjërave më të shëmtuara që jeta mund të na sjellë, por cilësia që të gjithë duket se ndajnë është një aftësi për të ruajtur shpresën për një mëngjes të ndritshëm, edhe gjatë netëve tona më të errëta. Prandaj dua që të gjitha vajzat që po na shikojnë, të dinë se një ditë e re është në horizont! Dhe kur kjo ditë e re më në fund të fillojë, kjo do të jetë për shkak të shumë grave madhështore, shumë prej të cilave janë këtu në këtë sallë sonte dhe prej disa burrave fenomenalë, të cilët kanë luftuar shumë për t’u siguruar që ata të jenë udhëheqës të kohës kur askujt nuk do t’i duhet të thotë “Edhe unë”, përsëri.”/Përshtati Ana Toçi/dritare.net

*Fjalimi i plotë i producentes së famshme amerikane, Oprah Winfrey, gjatë marrjes së çmimit Cecil B. DeMille në Golden Globes 2018.

 

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*