Sokolaj: Reforma në drejtësi ka krijuar një rrezik tjetër për prokurorët

Gazetari Trashgim Sokolaj i ftuar në “Arena” në Ora News, thotë se reforma në drejtësi ka krijuar një rrezik tjetër për prokurorët, pasi i lë ata të vetëm përballë krimit.

Sokolaj: Reforma në Drejtësi nuk i ka dhënë zgjidhje disa çështjeve kryesore. Një Prokuror në Tiranë merr të paktën 1 dosje në ditë dhe a është e mundur ai t’i hetojë! Ata kanë ngarkesë e nuk ka thjeshtëzim të procedurave. Reforma në drejtësi ka krijuar e një rrezik tjetër, prokurorë të caktuar do të jenë vetëm përballë krimit të organizuar. E gjithë reforma është hartuar për të ndryshuar gjendjen aktuale. Të njëjtën gjë që po bën znj. Marku ka bërë edhe Llalla kur erdhi në muajt e parë. Në 18 maj 2012, Gina ka paditur Ina Ramën. Pra është një gjë që përsëritet./ I.M-OraNews

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*