Bashkim Fino zyrtarizon kandidaturën për kreun e FSHF

Deputeti i Partisë Socialiste Bashkim Fino i ftuar në “Rubrika Sportive” në RTSH, ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për kreun e FSHF.
Zgjedhjet do të mbahen me 7 shkurt, dhe Fino do të kandidojë përballë Armando Dukës i cili synon mandatin e 5.
“Ka kohë që shumë dashamirës të sportit apo të tjerë më kanë kërkuar të jem pjesë e sportit ngaqe kanë parë aktivitetin tim jo vetem politik por edhe sportiv. Kam folur dhe kam diskutuar se futbollin e kam pasion, kam lexuar dhe besoj se trajnerin ‘se bëj dot por mendoj se është momenti dhe koha të bëj një ndryshim në futbollin shqiptar, të krijojmë një imazh të ri për futbollin, të krijojmë të përmirësojmë imazhin dhe duke falenderuar të gjtihë dashamirësit e mi, jam në një garë me mikun tim Duka, kjo s’ka të bëjë me një garë të ashpër, secili ka pkatformën e vet, por kënaqësia ime do ishte të kishte dhe kandidatë të tjerë. me platformën që kam dorëzuar..them se do duheshin ndryshuar disa rregulla, se për të bërë një fushatë për president apo edhe për stafin, mbase do ishte mirë të bëhej një asamble ku të zyrtarizoheshin kandidatët e mundshëm, e koha nga momenti i mbledhjes së asamblesë, ti jepej mundësi kandidatëve, anëtarëve të bëbin sondazhet e nevojshme, fushatë korrekte.
fakyi që bëhet në këtë mënyrë se s’kam të drejtë të bëj vërejtje, i bie që avantzhi i presidentit aktual që mora vesh sot që do kandidojë dhe më vjen mirë, se bëri mirë qe e zyrtarizoi kandidaturen pak ore para se ta beja une, i bie që unë jam në nivel jo të favorshëm se kemi një president që ka 16 vjet që drejton dhe i ka kushtet e infrastukturës”,-tha Fino./ I.M-Dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*