Bëri bujë në media, reagon deputetja: Nëse je e bukur, bën shumë punë

Është një prej deputeteve më të komentuara në media për format e saj trupore, duke u cilësuar si deputetja që vishet seksi. Por kjo gjë nuk I pëlqen aspak deputetes së Partisë VAKAT në Kosovë, Dude Balje. E ftuar në Top Shoë, ajo tha se e paragjykojnë për veshjen.

“Unë vishem ndoshta pak me liberale se të tjerët brenda Parlamentit, por unë vishem si e ndiej. Varet si e definon provokuesen. Edhe në Kosovë kemi kod dhe e respektoj, por unë jam më simpatike për median dhe jam gjithmonë në media dhe ata bëjnë lajm. Unë bëj një punë shume serioze dhe jam shumë e suksesshme. Nëse je e bukur, mund të jesh edhe produktive edhe pozitive edhe mund të bësh më shumë punë gjatë ditës. Veshja është mënyra e jetës. Unë kam lindur me rrobaqepës dhe s’mund ta ndryshoj veten se jam deputete, thjesht bëj një balancë për çka kam nevojë në stilin tim të veshjes”, tha Balje./L.P./Dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*