Çfarë mendon Edi Rama për Fatos Nanon

Dita e djeshme nuk pati ndonjë gjë të veçantë. Kjo bëri që edhe sot në mëngjes të mos jem në qejf. Më morën në celular nga zyra. Më thanë që më kërkonte Fatos Nano. I thashë se e marr unë në telefon më vonë. Pastaj u pendova. Kërkova të më lidhin. E pyeta çfarë kishte dhe pasi më kërkoi ndjesë që më shqetësonte, tha se më mori të më informonte se vilat që po bën tek TEG-u nuk po ecin si duhet. Pastaj më pyeti pse jam kaq nervoz.
I thashë se mbrëm në darkë nuk isha në qejf se nuk kisha kush të më tregonte barcaleta. Më tha se i mbetej qejfi nëse kur isha i mrzitur, nuk i telefonoja dhe mi tregonte ai barcaletat. Si i do, më pyeti, i do me ushtar përshembull. I thashë se me ushtar mi tregon Tani i Firences se atij ja tregonte gruaja, Olta. Po me ça i do, më tha, që ti pregatis dhe ti them sot në darkë. Do mendohem gjatë ditës dhe të them, iu përgjigja.
Telefonata e Tosit ma çoi humorin. Dola në oborr dhe pashë Zahon që po luante me Ditmirin që kishte ardhur të më informonte për intervistën e para dy ditëve tek Ilva. Më tha që i kishte bërë mut ata që na kishin kritikuar për votën në OKB. Ma tha në dialektin shkodran, se i duket vetja më burrëror kur flet kështu. Ça i shave, e pyeta. Qënie pa shtyllë kurizore, më tha. Këtë Ditmiri e ka kulmin e sharjes, sikur e shan tjetrin nga nëna. Djalë i urtë i shkreti.
Vajta në zyrë. Pyeta si është Luli. Më thanë që mbrëmë ka qenë pak me rrufë dhe po fle akoma. Mos e zgjoni, i thash. Kërkova të më informonin se çfarë ka ndodhur. Më thanë se Petrit Vasili kishte bërë prapë një deklaratë. Pastaj i rashë një herë celularit të Monës. Nuk ma hapi por më nisi mesazh: “Ça do Beqir”. Ej mor Zot, ja ktheva, si nuk i ngjave një çikë burrit. Nuk u përgjigj.
I thash të më thërrisnin Benin. Ky ma çon humorin. Si jemi me ekonominë e pyeta. Shef, kemi rritje të shkëlqyer, të ardhurat po rriten dhe standarti i njerzve është i jashtëzakonshëm, më raportoi. Pastaj vazhdoi: E ndjeve që këtë vit nuk pati kapsolla? Po, i thashë, por kjo tregon qe i kemi shkundur kaq shume sa as leke per fishekziare nuk kane. Jo, me tha, e ke gabim, kjo tregon se njerëzit kanë pasur shumë para; pra jo si më përpara që paratë iu dilnin vetëm për të blerë kapsolla por tani kanë më shumë dhe shkojnë jashtë shtetit, më sqaroi. Dhe bëri mirë se këta kazanxhinjtë thonë që njerëzit nuk kishin lek as për kapsolla.
Më mori prapë Fatosi. E ndave mendjen se nga cila fushë i do barcaletat, më pyeti. Ik se të marr më vonë, i thash.
Po e mbyll për sot. Fatosi le të rrijë pa gjumë duke pritur ti telefonoj, siç kam ndenjur unë kur ishte ai kryeministër.
Data 10 janar, viti i pestë i Edi Ramës/dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*