Dëbimi i familjes shqiptare, francezët u dalin në mbrojtje

Më datën 12 janar është parashikuar dëbimi I një familje shqiptare nga Franca, pasi u është refuzuar azili atje.
Nisur nga kjo situatë shumë se 100 vetë u mblodhën përpara shkollës së Polle a Cherbourg në Manche në mbështetje të kësaj familje shqiptare me katër fëmijë të quajtur Artan, Olsa, Klela dhe Anxhela, raporton klan.
“Për mua kjo është e pakonceptueshme. Fëmijët janë të integruar mirë në jetën e shkollës. Prindërit janë të arsimuar dhe kanë shprehur dëshirën për të qëndruar në Francë. Në Shqipëri, jeta e tyre është e kërcënuar. Nuk e kuptojmë këtë vendim”, -shprehet një prej mësuesve të shkollës./ I.M-Dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*