Foto/ Prezantuesja simpatike në lidhje me këngëtarin? Fansat e sulmojnë keq

Ish-prezantuesja e ‘Select’, Kiara Tito dhe prezantuesja e ardhshme e TV Klan prej kohësh përflitet se mund të jetë në një lidhje me këngëtarin nga Kosova, Butrint Imeri. Po ashtu, pak ditë më parë dhe papritur Butrinti i komentoi ‘bella’ dhe të gjithë mendojnë se kënga e tij me të njëjtin titull i dedikohet Kiarës dhe sepse kjo e fundit ka publikuar klipin e tij të ri në Instagram.

Fansat kanë shprehur opinionet e tyre në fotot e Kiarës dhe nuk duken aspak të lumtur. Dhjetëra fansa xhelozë dhe të irrituar po i vërsulen prezantueses. Madje situata është bërë aq shqetësuese, sa Kiara është detyruar t’u kthejë përgjigje dhe me shpresë t’i japë fund kësaj marrëzie./L.P./Dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*