Apple thyen rekord/ Shet 300 milionë dollarë aplikacione për një ditë

Kompania e teknologjisë Apple ka thyer një rekord me datën 1 janar 2018 duke shitur, 300 milionë dollar aplikacione në vetëm 24 orë.
“Ne jemi të kënaqur me reagimin ndaj App Store-it të ri, sidomos tani që njerëzit kanë parë kaq shumë aplikacione dhe lojëra të reja”, tha Phil Schiller, nënkryetar i lartë i Apple për Marketingun Botëror.

Nga ana tjetër vetëm javën e fundit të vitit 2017, Apple ka shitur 890 milionë dollarë aplikacione.
“Ne duam të falënderojmë të gjithë zhvilluesit kreativë të aplikacioneve që kanë bërë këto aplikacione të shkëlqyera dhe ndihmuan në ndryshimin e jetës së njerëzve. Vetëm gjatë vitit 2017, zhvilluesit e iOS-it fituan 26.5 miliardë dollarë – më shumë se një rritje prej 30% krahasuar me vitin 2016”, -shtoi Schiller./ I.M-Dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*