Bashkim Fino tregon sekretin e tij

Unë i mirëkuptoj gjithë skeptikët për kandidimin tim në krye të FSHF-së pasi për të qenë i sinqertë nuk kam qenë ndonjëherë si sportist profesionist, por nuk mund të thuash se nuk kam eksperienca.
Në fëmijërinë time nuk kam pasur mundësi ta ushtroj këtë sport. Ju e dini që unë jam nga Gjirokastra dhe aty nuk ka fusha. Edhe po gjete ndonjë avlli të vogël, po ta gjuaje topin me forcë, lukurisej dhe do ta kapnje në 18 Shtatori. Le pastaj që po mos të mbanin frenat dilje si fluturidhë nga muri i koshtit e përfundoje në çatinë e gjitonit.
Megjithatë çoku luanim tek obori i “Urani Rumbos”.
Kur shkova në universitet, prapë nuk kisha mundësi ta ushtroja. Shokët nuk më fusnin në skuadër se isha shumë i shëndoshë dhe nuk vrapoja dot. As në portë nuk më linin se nuk hidhesha dot.
Për herë të parë futbollin e provova kur zoti Berisha më bëri krieministër. E keni parasish që ishte ’97-ta. Kur të gjithë e lënë, unë e fidhova. Dhe për ti qetësuar njerëzit, meqë kampionati ishte ndërprerë, filluam të loznim futboll ne politikanët me njeri-tjetrin, aty tek “Qemal Stafa”. Se ku na e mbante të largoheshim nga krieministria, mo. Le që ç’punë të bënim tjetër. Aty pashë që kisha lindur për atë punë. Isha toidhjo si Pele. Pastaj luaja edhe me nëpunësit. Ke parë ti që shënoja gjithmonë! Po ç’portier kot që kishin ata mo aman?!
Ata të “Luftëtarit” plasën nga marazi. Po ç’ishin Braho, Kadhuci dhe Çabeliu përpara meje, mo? Kot ishin.
Pastaj kam eksperienca edhe në fushën teorike. Këto i kam më të hershme se ndeshjet, se diskutonim në Qafë të Pazarit me shokë. Pastaj kam marrë pjesë edhe në emisione sportive ku të gjithë e mbidhnin gojën përpara argumenteve të mia dhe shqienin sitë.
Tani, unë jam këtu për të bërë Fair Play. E dini besoj se ç’domethënë kjo fjalë, ë, se është anglisht? Se e përdorim ne, sportistët këtë. Prandaj e ftoj edhe zotin Duka të bëjë Fair Play.
Tani, ça do bëj unë për futbollin? Po s’është se këtu ka mbetur ndonjë gjë e madhe për të bërë. E kanë firasur fare, mo. Po ne do shikojmë ça mund të privatizojmë ndonjë fushë që ka mbetur, të bëjmë ca stadiume me kulla dhe të shohim një çikë ato skedinat se ka akoma dhjamë pleshti. Besoj edhe zoti Duka në këto pika do përqëndrohet, por unë bie eksperiencën time politike në menaxhimin e situatave, dhe e siguroj popudhin dhe tifozët se do shikojnë shumë shpejt rezultate./dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*