Deputetja socialiste kërcënon gazetarin: Do të tërheq zvarrë për leckash

Gazetari Vladimir Muçaj me eksperiencë 19 vjeçare në media, është kërcënuar nga deputetja e PS-së në Fier, Adelina Rista, lidhur me një artikull që ai ka publikuar në portalin ku punon, shkruan Hashtag.al.

“Telefonata e parë në 22.20. Nuk tha as mirmbrëma as përshëndetje fare, por nisi direkt: ‘Adelina Rista jam…’ dhe filloi më tej. Tha se ‘unë nuk e kam lexuar kronikën’ dhe vijoi me ‘kush të lexon ty?  Gazetar i dështuar, nuk ul dot figurën time. Më rreshto nesër, po nesër nesër në gjykatë 11 njerezit që unë kam punësuar'”, e nis tregimin Muçaj i cili aktualisht punon për një portal online.

Sipas gazetarit Muçaj, deputetja Rista e ka kërcënuar me tone të ashpra ndërsa i thoshte se do e çojë në gjykatë, sepse sipas saj i kishte prishur imazhin.

“Në telefonatën e fundit, Rista kapërcen në fjalor.. ‘Je i blerë, të kanë paguar për të më prish imazhin. Gazetaruc do të tërheq zvarrë për leckash etj, etj. Nuk e di pse në telefonatën e dytë ajo shpërtheu aq shumë.  Fyerjet, kërcënimet ishin kaluar ndonjë personazhi në rrugë të madhe. Fyerje pa limit për mua dhe median ku unë punoj…”, tregon gazetari.

Nga hulumtimi rezulton se me Ristën kanë të bëjnë një sërë të emëruarish së fundmi.

– Nevila Doko, Drejtoreshë e Spitalit Fier, kushërirë e parë me Adelina Ristën

– Aliosha Doko, shef kuadri në Albpetrol Fier, vëllai i Adelina Ristes

– Themie Doko, kryetare e Njësisë Administrative Libofshë

– Naun Doko, specialist në Policinë e Tiranës, burri i Themie Doko, ish-kryetar i komunës Libofshë, kushëri i parë i Adelina Ristës

– Ladi Doko, përgjegjës i mjedisit në Albpetrol kushëri me Adelina Ristën

– Enigert Doko, specialist në Ujësjellës Kanalizime Fier, kushëri i parë me AdelinaRistën, vëllai i drejtoreshës së spitalit Fier
– Sandër Doko, Drejtoria e Transportit Rrugor Fier, kushëri i Adelina Ristës

– Mirela Ndreko, shefe finance në policinë e qarkut Fierit kushëri me Adelian Ristën

– Juxhino Laska, Laborant pranë DSHP Fier, kushëri i dytë i Adelina Ristës

– Rovena Doko, drejtoreshë shkolle në Mbrostar, kushërirë e Adelina Ristës/D.M-Albeu

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*