Ema Andrea i kërkon falje së bijës live

Sara Kapo, vajza e aktores Ema Andrea e ftuar në emisionin “Rudina” ka treguar për pasionet e saj, muzikën , si edhe raportet me të ëmën.
Sara ka treguar se është shumë e lidhur me nënën e saj dhe ka trashëguar shumë tipare të karakterit. Ajo rrëfen se një nga gjërat që ka trashëguar nga e ëma, është ndjeshmëria.
‘’E urrej që e kam marr këtë gjë nga ajo’- u shpreh Sara. Ajo tregon edhe për suportin që i jep e ëma. ‘’Kam pasur një periudhë ku kam qenë shumë keq, mami më ka kapur nga shpatullat dhe më tha : Sara, qetësohu, çdo gjë do të bëhet mirë dhe rregullohet.’’
Ndërkohë që gjatë emisionit ajo mori edhe një mesazh nga aktorja Ema Andrea.
‘’Të kërkoj ndjesë për të gjitha gjërat që të kanë munguar. E di që Shqipëria është e vogël, por kjo nuk do të thotë që nuk mund të rriten individë si ti, të mëdhenj. Sara Kapo, Sara ime është një kryevepër njerëzore.’’- u shpreh Ema për të bijën./ I.M-Dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*