Gazetari: Adriatik Llalla ishte një kryeprokuror me diplomë të falsifikuar

Gazetari Artan Hoxha në emisionin “Java” në “TVSH” ka folur në lidhje me kryeprokurorin Adriatik Llalla.
Sipas Hoxhës, Llalla kishte kryer shkollën e lartë, por nuk figuron askund që ai të ketë mbaruar shkollën e mesme.
“Një nga detajet që është duke hulumtuar komisionet e vettingut, është fakti që Shqipëria ka pasur një prokuror që ia dimë shkollën e lartë po nuk e dimë ku e ka bërë shkollën e mesme. Në shkollë rezulton numri i amzës, por nuk gjenden regjistrat mësimorë. Vendi i dytë ku gjendet është fakulteti i shkollës së lartë, në sekretari kanë shkuar dhe nuk e kanë gjetur dosjen. Dyshohet që Shqipëria ka pasur për 5 vjet një kryeprokuror që nuk ka bërë shkollën e mesme”, -tha Hoxha./ I.M-Dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*