Ke parë vilë si kjo? Është në Tiranë

Në periferitë e Tiranës çdo ditë e më shumë po shtohen vilat. Në blloqe, fshatra dhe të vetmuara ato janë njëra më e bukur se tjetra. Ne, të Dritare.net, kemi zgjedhur njërën prej tyre sot, për ta sjellë në faqe. Madje nuk themi dot, njëra prej tyre, por më e bukura prej tyre.

Kjo vilë fantastike me një arredim të përsosur dhe një cilësi ndërtimi për t’u pasur zili, është pjesë e një prej lagjeve residenciale të Tiranës.

Vila 3-katëshe gjendet te kompleksi i Vilave Rolling Hills pranë TEG dhe siç duket edhe në foto, luksi është kryefjala.

Si edhe oborri aq i bukur, saqë kushdo prej nesh, do të donte të ishte aty tani, sikur për një selfie, a për një kafe.

Unë them, t’u hidhni një sy fotove të mëposhtme, të cilat të lënë pa mend. Dhe pasi t’i shikoni nja dy, tre herë, pyesni te agjenci Rexhina, se kushedi mbase shitet, e jeni ju fatlumi.

Pasi kush nuk do të donte të jetonte në një vilë të tillë. Unë vetë, vdes fare.😍/a.f/Dritare.net

2 Comments

  1. Epo, me vjen keq ta them, po te quash kete te bukur, eshte si te me krahasojne mua me Alen Delon. Ajo eshte nje kakarisje eklektike pa identitet. Bashkesi objektesh, materialesh dhe ngjyrash qe kercasin dhe zhurmojne se bashku. Vila ne vetevete, vilat e kompleksit te Zamirit, arkitekture pa lidhje me kohen, vendin dhe perkatesine. Arreduesi lehtazi kuptohet qe eshte rishtar diletant. Objeket blere ne dyqane te dores se trete. Asgje origjinale. Shemtire pa karakter.

  2. Po ngadale more Robert,mos u nxito.Pyet njehere sa treqint miljon leke kushton dhe sa treqint vjet ekonomi i duhet
    nje qytetari te mesem per ta blere kete barake tirone

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*