Ndryshimet e fundit në facebook godasin rëndë bizneset

Rrjeti social më i madh në botë, facebook po bën ndryshime të mëdha në kohështrirje, duke vënë tanimë në plan të parë postimet e miqve.
Tanimë, bizneset do të kenë një dizavantazh të madh, sepse dukshmëria e postimeve të tyre do të ulet.
Por, postimet e faqeve do të marrin më shumë reagime dhe pëlqime, pasi ato do të shfaqen të parat sapo dikush hap facebook-un.

“Ndërsa ne bëjmë këto ndryshime, faqet mund të shikojnë se postimet do t’i shikojnë më pak njerëz dhe do të ketë rënie të trafikut.”-ka deklaruar facebook.
Krijuesi i Facebook, Mark Zukerberg është shprehur se këto ndryshime janë të nevojshme, sepse sipas tij duke nxjerrë më shumë postimet e faqeve FB është larguar nga qëllimi më i rëndësishëm: të na ndihmojë të lidhemi me njëri-tjetrin”. / I.M-Dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*