Nevina Shtylla rrëfen lidhjen: Është më i madh se unë, ja pse hezitoj bashkëjetesën!

Nevina Shtylla ishte 16 vjeçe kur u shpall “Miss Shqipëria 2010”, në spektaklin që u organizua në Kalanë e Gjirokastrës. Atëherë gjimnaziste në vitin e dytë të shkollës “Ismail Qemali”, Nevina duket se këto vite ka hedhur hapat e duhur për të qëndruar në botën e televizionit. Viti 2017 ishte me fat për Nevinën, pasi, jo vetëm luajti si aktore protagoniste në filmin “Ti mund të më quash Xhon”, por mori edhe prezantimin e emisionit “Jo vetëm modë” dhe u shfaq si një nga partneret e Ardit Gjebresë, në netët finale të festivalit “Kënga Magjike” në Pallatin e Kongreseve. Pas këtyre sukseseve, ajo ka dhënë një intervistë për Rudina Dembacaj në programin e saj “Mos i fol shoferit”.

Ajo ka treguar se është në një lidhje dashurie, por nuk ka dhënë shumë detaje rreth djalit, që po shoqërohet. Rudina e pyeti nëse do të donte të bashkëjetonte me të, ajo iu përgjigj: “Jo, është shpejt. Ti e di që jam vetëm 23 vjeçe, apo jo. Është shumë shpejt për shumë gjëra. Kemi ca vite bashkë. Nuk dua ta diskutoj në publik së është pjesë, që nuk dua ta reklamoj. Ai është më i madh se unë, kemi disa vite diferencë, pra, nuk jemi kështu afër e afër në moshë,” tregoi Nevina ndër të tjera, duke mos zbuluar detaje rreth identitetit apo moshës ekzakte të partnerit. E pyetur nëse do të zgjidhte mes karrierës dhe të dashurit, ajo u shpreh se do të zgjidhte karrierën duke e argumentuar me faktin se ka mirëkuptimin e tij për punën, që ka zgjedhur. Gjithsesi, verën që kaloi, ajo i surprizoi të gjithë me një foto të publikuar në “Instastory” duke u puthur me një djalë simpatik, që me siguri ishte i dashuri për të cilin ajo po flet.

Por në “Instagramin” e Nevinës në atë periudhë të programit “Next” në “Vizion Plus” dhe si protagoniste kryesore në filmin “Ti mund të më quash Xhon”, nuk u pa asnjë foto me të dashurin. Të qenit në qendër të vë- mendjes si moderatore e” Jo vetëm modë” dhe si partnere e Ardit Gjebresë dihej që do e vinte në qendër të vëmendjes dhe për këtë arsye Nevina mori masat që të mos përflitej për të dashurin, por vetëm për atë si prezantuese.

NEVINA SHTYLLA SI AKTORE, KUSH ËSHTË DJALI QË DASHURON NË FILM

“Ti mund të më quash Xhon” është filmi, që po shfaqet këto netë në ekranin e TVSH-së, një film serial që thuhet se ka pasuar “Njerëz dhe fate”. Historia e dashurisë së një vajze nga një familje e pasur dhe një djali të ardhur në Tiranë nga zonat periferike, vjen në këtë film e shoqëruar me përplasjen e shtresave të ndryshme shoqërore. Në film, pavarësisht boshtit kryesor që trajton historinë e dashurisë midis Lornës që luhet nga Nevina, dhe Gonit nga Arbies Konomi, shpalosen dhe një sërë problematikash të tjera shoqërore të ditëve të sotme si; droga, alkooli, zënkat familjare, etj.. Nevina është vajza e dashuruar me partnerin në film, djali që luhet nga një aktor i ri në shoqërinë e të cilit u shfaq në premierën e filmit në kinema në Tiranë.

Dy protagonistët kryesorë kanë realizuar edhe skena intime e puthje në produksionin me regji të Dionis & Klajd Papadhimitri, për të cilat Nevina është shprehur në media: “Që në leximin e parë të skenarit jam dashuruar me historinë e, mbi të gjitha, me personazhin, të cilin me kërkohej të luaja. Por që të jem e sinqertë, mëdyshja ime e vetme ka qenë në lidhje me disa skena puthjeje dhe ndonjë skenë tjetër dashurie, por produksioni u tregua bashkëpunues dhe ramë dakord që këto momente të vinin më të thjeshtuara”. Filmi do të vijë në formën e një seriali në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, i ndarë në disa episode, ndërkohë, prej 30 Marsit ai do të shfaqet nga të gjithë kinematë e kryeqytetit.

Nevina Shtylla, adoleshentja problematike me nënë Rovena Dilon

“Ti mund të më quash Xhon” është ndërkaq filmi, që sjell Rovena Dilon si aktore, në rolin e nënës së Nevina Shtyllës. Ajo luan nënën, që llaston të bijën e vetme, e cila po kalon adoleshencë problematike në familjen ku ka për bashkëshort Genti Kamen. Për këngëtaren Rovena Dilo, kjo është eksperienca e parë si aktore në produksionin më regji të Dionis & Klajd Papadhimitri dhe skenar të Ermira Gjatës, Brikena Kollcinakut e Irvin Mucaj. Rovena interpreton në kastin e aktorëve, ku përveç protagonistëve, Arbies Konomit, Nevina Shtyllës e Genti Kames, luajnë emra si, Ermira Gjata, Gezim Rudi, Arben Derhemi, Indrit Cobani e Eva Murati./  I.M- Panorama Plus

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*