Një familje bllokon stadiumin 1 miliardë paund të Çelësit. Ja arsyeja!

Roman Abramoviç po planifikon të ndërtojë një stadium madhështor i cili kap vlerën e 1miliardë paund. Por, siҫ duket ndërtimi i këtij impianti duket të kalojë së pari nëpër gjyqe, sepse një familje aty pranë ka kundërshtuar këtë projekt, duke pretenduar se, i zë dritën e diellit.


Daily Mail raporton se familja prej 4 anëtarësh Krosthueits ka mbi 50 vite që jeton në këtë shtëpi në pjesën perëndimore të Londrës, dhe gjendet shumë pranë stadiumit.
Ka qenë kryebashkiaku i Londrës që ka lëshuar lejen e ndërtimit, por Ҫelësi ka kërkuar nga këshilli lokal të ndërhyjë, dhe ky këshill pritet që të hënën të takohet për të vendosur se çfarë do të ndodhë.
Kapaciteti aktual i Stamford Bridge është 41,663 dhe qëllimi është që të bëhet me 60,000 ulëse./ I.M-Dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*