Rama jep lajmin mirë për mjekët: Do të kenë rritje të bonusit deri në 2.5 mln lekë

Kryeministri Rama  në konferencën e mbajtur për mediat pas mbledhjes lajmëroi nga vendimin e rëndësishëm të miratuar në mbledhjen e fundit të qeverisë për të rritur pagesën e bonusit për mjekët specialistë që pranojnë të shkojnë në spitalet rajonale apo bashkiake ku ka mungesa të mjekëve.

Nga 1 milion lekë pagesë në muaj, masa e bonusit do të rritet deri në 2.5 milion lekë të vjetra, sipas specialiteteve, për të plotësuar në këtë mënyrë nevojat me mjekë specialistë dhe për të ofruar shërbimin sa më afër qytetarëve./d.m-dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*