Rikthehet i ftohti, ja moti në fundjavë!

Ditët e fundit vendi ynë është karakterizuar nga një mot me temperatura mesatare, por të larta për stinën e dimrit.
Por, duket se kjo fundjavë do të risjellë të ftohtin, reshjet e shiut dhe të dëborës në vend.
Sipas Meteoalb dita e shtunë vijon nën ndikimin e kthjellimeve me alternime vranësirash të shpeshta, kryesisht në zonat Lindore dhe ekstremet Veri-Jug ku priten edhe reshje shiu e dëbore. Dita e diel, vijon me kthjellime e vranësira kalimtare në Jug dhe Qendër por vranësira të shpeshta lokalizohen në Veri dhe Lindje. Pjesa e dytë e ditës fuqizon vranësirat duke gjeneruar në mbrëmje dhe gjatë natës, reshje shiu e dëbore.
Temperaturat e ajrit mbeten konstante mëngjesin e së shtunës por rënie me 2°C sjell mesdita. Edhe dita e diel sjell rënie të temperaturave në të dy esktremumet ditore duke bërë që vlerat e tyre të luhaten nga -4 në 12°C./ I.M-Dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*