Shkuan të verifikojnë lidhjen, qytetari qëllon me ҫifte punonjësit e OSHEE

Punonjësit e OSHEE në Kavajë janë përballur ditën e sotme me një ngjarje aspak të këndshme.
Ata kanë shkuar për të verifikuar një abonent, por ky i fundit i identifikuar si Dritan. K, ka hapur zjarr ndaj punonjësve që po kryenin detyrën.
Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk ka të lënduar.
“Gjate ushtrimit te detyres per kontrollin dhe verifikimin ne terren te abonenteve, sot rreth ores 16.00, grupi i punes se OSHEE Drejtoria Rajonale Durres, ka hasur ne rezistencen e abonetit Dritan K., i cili perdori arme zjarri ndaj punonjesve te OSHEE, ku fatmiresisht nuk pati te lenduar. Ngjarja ndodhi ne Kavaje.
Abonenti eshte ndaluar nga policia, e cila po kryen hetimet mbi ngjarjen bazuar mbi provat, sekuestrimin e armes se zjarrit, çifte.”,-njofton OSHEE./ I.M-Dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*