Shuhet mjeshtri i valles shqiptare, Rexhep Çeliku

Mjeshtri i madh i skenës shqiptare, Rexhep Çeliku është shuar në orët e para të ditës së sotme, duke humbur kështu betejën me sëmundjen e rëndë, prej së cilës vuante prej kohësh. Ai u nda nga jeta sot në orën 02.30 minuta pas mesnate në moshën 63-vjeçare.

Solisti i parë i Ansamblit të këngëve dhe valleve 4 ditë më parë u nderua nga presidenti Ilir Meta me një tjetër titull, konkretisht me medaljen Nderi i Kombit.

Çeliku numëron në reportorin e tij artistik rreth 8 mijë shfaqje, ku ka interpretuar 32 mijë role brenda dhe jashtë vendit.

Është nderuar me titullin “Mjeshtër i Madh”, akorduar nga Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, me motivacionin “për interpretim me nivel të lartë artistik të të gjitha valleve shqiptare dhe transmetimin e saj duke ruajtur origjinalitetin”./L.P./Dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*