Viti i Skënderbeut mbahet edhe në Maqedoni me aktivitete të shumta

Nën patronazhin e kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi dhe nga TKSH, viti 2018 i shpallur me vendim qeverie si “Viti i Skënderbeut” do të shënohet edhe në Maqedoni.
Festimet do të fillojnë më 17 janar me akademinë solemne, promovimin e pullës postare dhe shumë aktiviteteve të tjera.
Në grupin e punës, janë përfshirë disa institucione, përfshirë universitetet, si dhe profesorë e ekspertë.
“Ky shënim fillon me 17 janar të këtij viti me Akademinë solemne dhe me promovimin e pullës postare me figurën e Skënderbeut nën përkujdesjen e Postave të Maqedonisë, promovimi i së cilës do të bëhet të mërkurën fillimisht në Maqedoni dhe më pas, pason promovimi i saj në Prishtinë tek Ramush Haradinaj, ku do jem dhe unë prezent, dhe kështu do bëhet zbatimi i programit për shënimin e datave të veçanta dhe hapja e zbatimit të programit për shënimin e datave të veçanta dhe personaliteteve të shquara gjatë 2018”,- tha Talat Xhaferi./ I.M-Dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*