Viti i Skënderbeut, Rama: Do të rehabilitohet memoriali i heroit tonë

Qeveria shqiptare ka shpallur vitin 2018 si vitin e Skënderbeut, dhe në këtë kuadër kryeministri Rama ka paraqitur sot disa nga aktivitetet që do të mbahen në 2018.
Rama është ndalur tek memoriali i Skënderbeut në Lezhë, ku theksoi se ky memorial është larg ai atij që do të donin të gjithë të ishte, ndërsa premtoi se gjerat do të ndryshojnë me projektin e rehabilitimit.
“Nuk është temperatura optimale për të përballuar një fjalim timin, por dua të nënvizoj se në kuadër të vitit të Skënderbeut, se në çelje të këtij qëndrimi dyditor në Qarkun e Lezhës, është vendosur një program i plote restaurimi i memorialit të heroit tonë kombëtar. Ai është larg të qenit në gjendje optimale. Gjendja e sotme e memorialit lë për të dëshiruar, por kjo zonë është jashtëzakonisht më mirë se disa vite më parë. Këtu memoriali kishte nevojë për ndërhyrjen, por edhe përreth ishte në një situatë skandaloze. Jemi shumë të vendosur dhe me vullnet të mirë për të mbështetur me një sërë projektesh këtë qark edhe Bashkinë e madhe të Lezhës, si pika dhe qendra e gravitetit të qarkut. Projekte për zhvillimin e hapësirës rurale”, tha Rama gjatë vizitës së tij në Lezhë, ku po zhvillon edhe mbledhjen dy ditore me qeverinë./ I.M-Dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*