Mbërrin në Tiranë shqiptari që u nis nga Londra me makinën ushtarake ruse

Ardhja nga Londra për në Tiranë në rrugë tokësore nuk është e pamundur, dhe praktikohet mjaft shpesh, por ardhja me një automjet të vjetër ushtarak rus tip ZIL, duket e ҫuditshme.


Pikërisht, nga Londra për në Tiranë me automjetin rus, ka udhëtuar Gent Jakupi së bashku me menaxherin e firmës së tij, Rob Gerrish.
2600 kilometrat kanë udhëtuar të dy me makinën e vejtur ruse, për të mbërritur nga Londra në Tiranë.

I ftuar në “Top Channel” Gent Jakupi ka deklaruar se rrugën e kthimit për në Londër do ta bëjë me avion, pasi, sipas tij automjetin që çdokujt i kujton periudhën e komunizmit do ta lërë në Shqipëri në dispozicion të filmave dhe TV./ I.M-Dritare.net

Behu i pari për te komentuar

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*